“Kombëtarja është ndryshe nga klubet”, Rei Manaj flet qartë: Nuk ka rëndësi kush luan te Shqipëria

Rei Manaj ka dalë në konferencën për shtyp në prag të dy takimeve të radhës që ka Shqipëria për Ligën e Kombeve. Sulmuesi që vazhdon të jetë pjesë e Barcelonës flet qartësisht duke dhënë edhe një mesazh se Kombëtarja ndryshon nga klubet për lojtarët. Pra në 90 minutat duhet të jepet më tepër se 100% dhe njëkohësisht nuk duhet të ketë pakënaqësi prej atyre që qëndrojnë në stol dhe nuk e nisin si titullar.

“Këto dy ndeshje janë të rëndësishme. Në ndeshjen me Lituaninë nuk ishim në formën tonë më të mirë. Në ndeshjet e kaluara kemi pasur një ekuilibër dhe në këto dy takime duhet t’I fitojmë të dyja. Duhet të futemi të përqendruar dhe pavarësisht se në letër jemi favoritë, duhet të kemi përqendrim.

Mungesat? Unë shpresoj që të jenë të gjithë sulmuesit. Nuk do të thotë asgjë se kush luan titullar dhe kush futet nga stoli. Sa më tepër konkurrencë të jetë aq më mirë do të jetë. Në Kombëtare duhet të marrin përgjegjësi të gjithë futbollistët që vijnë, ndryshe nga klubet”, ka thënë Rei Manaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *