Kombëtarja e futsallës ka mësuar sot rivalët për fazën paraeleminatore të Botërorit. Në këtë raund janë gjithsej 8 grupe me nga 4 ekipe përfaqësuese dhe Shqipëria bën pjesë në grupin C, së bashku me Maqedoninë, Greqinë dhe San Marinon.
Paraeleminatoret, Shqipëria do t’i zhvillojë në datat 29 Janar-3 Shkurt 2019, në shtetin fqinj, të Maqedonisë.Dy kombëtaret e renditura në vendin e parë të secilit grup do të kalojnë në fazën tjetër eliminatore, përkatësisht:
Vendi i parë në grupin C do të jetë në një grup me: Ukrainën, Slloveninë dhe vendin e dytë në grupin B, faza paraeliminatore. Këto përballje do të zhvillohen në Ukrainë nga 22-27 Tetor 2019.
Vendi i dytë në grupin C do të jetë në një grup me: Kazakistanin, Rumaninë, fituesin e grupit në fazën paraeliminatore dhe vendin e dytë nga C-ja. Këto përballje do të zhvillohen në Rumani nga 22-27 Tetor 2019.
Kampionati Botëror 2020 do të zhvillohet nga datat 12 Shtator-4 Tetor 2020 në Lituani.