Shqipëri U-16 ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë ndaj Perusë në turneun UEFA Development U-16, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku kanë bërë një paraqitje shumë të mirë duke triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj një rivali shumë të fortë.
Ndërkohë në Peru nuk kanë mundur dot që ta përtypin këtë rezultat. Tifozët janë shumë të zhgënjyer nga rezultati i arritur dhe këtë e tregojnë në faqen zyrtare të Federatës së tyre të Futbollit duke qenë se kanë pak njohuri për një ekip europian si Shqipëria.
Por komentet më epike lidhen me kapitenin e Shqipërisë U-16, Kurtin, që është dukshëm me fizik më të madh sesa kapiteni i Perusë U-16. “Nëse ky është kapiteni i Shqipërisë U-16, imagjinoni kur të shkojë në moshën 20 apo 22 vjeçare. Do të na shikojë nga lart fytyrat tona ose ata stërviten në planetin e Dragon Ball”, ishte një prej komenteve që veçonin kapitenin kuqezi. /Sport Ekspres/
¡Seguimos preparándonos!
Nuestra @SeleccionPeru Sub-17?? cayó 0-3 ante Albania, en su segundo partido en el Cuadrangular Internacional Albania 2022. #ArribaPerú ?? pic.twitter.com/tjc0RLNKQg
— Selección Peruana ?? (@SeleccionPeru) April 11, 2022