Kombëtarja bën bashkë edhe qeveritë shqiptare, Albin Kurti do të ndjekë kuqezinjtë në “Air Albania”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja shqiptare luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit E. Kuqezinjtë përballen me Republikën Çeke, duke nisur nga ora 20:45. Ashtu siç ka ndodhur gjithmonë, Kombëtarja bën bashkë të gjithë shqiptarët, e këtu nuk bëjnë përjashtim as politikanët.

Megjithëse raportet mes dy qeverive shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës, nuk kanë qenë në pikën më të mirë të mundshme kohët e fundit, Kurtin dhe Ramën i bën bashkë ekipi kombëtar. Sipas “Supersport”-it, kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Albin Kurti do të jetë i pranishëm në “Air Albania” për ta ndjekur nga afër Shqipërinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *