“Kombëtaren e shikoja vetëm në televizor”, Kristjan Asllani i emocionuar: Nuk e prisja se Reja do të më ftonte në Shqipërinë A

Në ditën e sotme para ndeshjes kundër Spanjës kanë dalë në konferencën për shtyp dy lojtarë të rinjë të Kombëtares. Bëhet fjalë për Xhakomo Vrionin që ka mundësinë për të treguar vlerat e tij me Shqipërinë pas sezonit të mirë te Tirol në Austri, por edhe Kristjan Asllani që ka fjalën e parë te Empoli. Fillimisht ishte Asllani që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve:

“Unë Kombëtaren e shikoja vetëm në televizor dhe kur vi këtu, është kënaqësi shumë e madhe. Shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje. Nuk e mendoja dhe nuk e besoja se do vinte ftesa nga Shqipëria A, por erdhi. Nuk na tremb Spanja, është shumë bukur të luash ndaj rivalëve të këtij niveli. Seria A është shumë e vështirë dhe kur vjen në Kombëtare pastaj bëhet disi më e lehtë. Shpresoj se do të na vijnë sa më shumë tifoza shqiptarë. Mesazhi për të rinjtë shqiptarë? Këmbët në tokë dhe shumë stërvitje”, tha Asllani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online