Koeman do të largohet nga drejtimi i Barcelonës, Laporta përcaktoi zëvendësuesin Rijkard

E ardhmja e Koeman pritet të jetë larg pankinës së Barcelonës, teksa trajneri hollandez dështoi të përfitonte nga gabimet e Atletiko Madrid për tu shpallur kampion i La Ligas. Presidenti i ri Laporta është duke bërë gati emrat që do të jenë kandidatë pëe të stërvitur katalanasit vitin e ardhshëm.

Gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ deklaron se në emrat e lakuar nga presidenti i Barcelonës ishte dhe Rajkard, i cili krijoi dhe “Barcelonën e frikshme” në vitin 2006, e cila më pas më Guardiolën do të pushtonte futbollin.

Megjithatë karriera e Rajkard si trajner u mbyll pa sukses, pasi tek Galatasaray si dhe në Arabinë Saudite, holandezi nuk arriti të lërë shenjë. Në vitin 2014 Rajkars deklaroi pensionimin nga profesioni si trajner, çka ia ul shumë shancet e rikthimit në krye të pankinës blaugrana. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *