Kolumbia mbetet pa trajner, Pekerman mund të kthehet në atdhe

Hoze Pekerman ka lënë drejtimin e Kolumbisë, pas 6 vitesh në stolin e Los Cafeteros. Argjentinasi e ka udhëhequr Kolumbinë deri në fazën me kualifikim direkt në Kupën e Botës në dy Botërorët e fundit, ndërsa u rendit në vendin e tretë në Copa America 2016.

Megjithatë, pas eliminimit nga Anglia në 1/8-at e Kupës së Botës në Rusi, 69-vjeçari ka vendosur të mos rinovojë. Presidenti i Federatës Kolumbiane, Ramon Hesurun, e konfirmoi lajmin të martën, edhe pse një javë më parë kishte thënë se shpresonte shumë që Pekerman të firmoste edhe për 4 vite.

Ish-trajneri i Meksikës Huan Karlos Osorio ishte kandidat serioz për ta pasuar, por të hënën ai firmosi për Paraguain. Pekerman ka drejtuar Argjentinën në Botërorin 2006 dhe po shtohen zëriat që e shohin sërish në stolin e Celeste-s, ku për momentin është ulur Lionel Scaloni, por si trajner i përkohshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online