Kolumbia, Baka e Uribe kërcënohen me vdekje pas penalltive të humbura

Penalltitë e humbura ndaj Anglisë dhe që i shkaktuan Kolumbisë eliminimin nga Botërori, nuk janë kapërdirë lehtë nga tifozët. Karlos Baka dhe Mateus Uribe janë ofenduar dhe kërcënuar me vdekje pasi gabuan nga pika e bardhë.

Gjithçka ka ndodhur në rrjetet sociale, ku më i shënjestruari ishte sulmuesi Baka, 11-metërshi i të cilit u prit nga Pikford. Një ngjarje e rëndë, edhe sepse 3 korriku koeçidonte me përvjetorin e vdekjes së Andres Eskobar. Ish-lojtari u vra me armë zjarri pas autogolit të shkaktuar në ndeshjen me Shtetet e Bashkuara në Botërorin 1994, nga ku kolumbianët u eliminuan.

Një tjetër lojtar, Karlos Sançez ishte kërcënuar me vdekje, pasi shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq, në ndeshjen e parë të Kolumbisë në Botërorin 2018 në ndeshjen me Japoninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *