Kolonia e futbollistëve shqiptarë në Turqi vazhdon të shtohet. I radhës që do të vijojë karrierën e tij në kampionatin turk është talenti Endri Çekiçi, i cili ka shkëlqyer në aventurën e tij sllovene me Olimpijan e Ljubljanës. Me këta të fundit 23-vjeçari humbi titullin kampion në momentet e fundit të sezonit, duke u shpallur nënkampionë, ndërsa ia doli që një vit më parë të rrëmbete Kupën e Sllovenisë.
Por mesfushori pogradecar i ka dhënë fund me Olimpijan, duke shkuar tashmë drejt Turqisë, ku është arritur akordi më skuadrën e Ankaraguçu. Gazetari slloven, Jure Bohoriç, bën me dije se elita turke e pret Endri Çekiçin, i cili i ka dhënë lamtumirën ekipit të tij dhe është lënë i lirë për të udhëtuar drejt Ankarasë. Nga ky transferim Olimpija e Ljubjanës do të përfitojë një shifër prej 200 mijë eurosh, që duket të jetë më pak e vlera reale e lojtarit, duke marrë parasysh se çfarë ka dhënë përgjatë kësaj kohe me fanellën e klubit slloven./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
???? Endri Cekici je dosegel, kar je želel. Olimpija ga je spustila v Tur?ijo, Albanec se je že poslovil od Ljubljane in šel na pot. Uradna potrditev prestopa v #Ankaragücü se pri?akuje v kratkem. Odškodnina naj bi bila precej nizka: 200.000 evrov. pic.twitter.com/1QPtyh47l0
— Jure Bohori? (@JureBohoric) October 2, 2020