“Kolelës “i erdhën mendtë” për Alban Hoxhën”, Dosti tregon pakënaqësinë me italianin: Partizani duhej të ishte 10 pikë larg Tiranës tani

Partizani arriti ta mbyllte këtë vit kalendarik në vendin e parë të Superiores. Për të komentuar ndeshjet e të kuqëve dhe veçanërisht derbin e fituar me Tiranën, në studion e “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora” ishte Edmond Dosti.

Ky i fundit njihet si një kritik i klubit në momentet që nuk gjendet mirë, me qëllimin e vetëm për ngritjen e tij në nivelet më të larta. Jo pak kritika ka pasur edhe për Kolelën, të cilat Dosti i ka treguar gjatë emisionit sa i përket arsyeve që e dërguan në ato mendime të shprehura publikisht në profilin e tij.

“Për Lacin dhe Partizanin do të bëj tifoz deri në fund të jetës. Partizanit i bëri shumë punë fitorja në derbi, thyem mallkimin në Air Albania. Me këtë fitore, Partizani tregoi se është në vendin e parë me meritë.

I qëndroj gjithmonë mendimeve të mia. Ky Partizan duhej të ishte 10 pikë para Tiranës, ka lënë pikë atje ku nuk duhej të linte. Nuk kam asnjë problem me trajnerin italian, por me Partizanin. Kur shoh Partizanin që nuk luan mirë, kritikoj për të mirën e Partizanit, që të jetë atje ku e duam të gjithë.

Alban Hoxha? Kam qenë që më para që të aktivizohej. Nuk e lë dot një kapiten, një njeri që ka dhënë aq shumë për Partizanin, ta ulësh në stol. Si duket trajnerit i kanë ardhur mendtë dhe bën mirë që e futën në derbi se është pika më e fortë”, tha Dosti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online