“Kokëdhima do të përfitojë politikisht me Ligën”, Duka për Gjicin: Ose Safeti kërkon të fitojë kredo politike me këtë…

“Të mos përdoret politikisht futbolli pasi do të jetë si bombë me sahat që do të mbetet në dorë”, kështu e ka komentuar Safet Gjici përfshirjen e Koço Kokëdhimës në çështjen e Ligës Profesioniste me mungesën e reagimit nga ana e Qeverisë. Kreu i Kukësit ka thënë se Kokëdhima do të përfitojë për futje në politikë nëpërmjet Ligës, por gjithashtu bie dakort me kërkesat që kërkohen te Qeveria nga ana e klubeve.

Gjithsesi Gjici ndahet nga të tjerët për faktin se nuk kërkon bojkot, por uljen dhe bisedimin në tryezë për ta nisur që me Fidel Yllin. Kjo ishte ideja e përcjellë prej tij te “Procesi Sportiv”, ndërsa nga ana tjetër do të merrte edhe një koment të shkurtër nga Armand Duka në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës”.

“Koço do të futet në politikë me ligën? Safeti ndoshta do të fitojë kredo politike me këtë. Ose edhe Koço. Safeti nuk është president i Kukësit, është president nderi. Është kryetar bashkie, por edhe miku im. Unë do bëj të gjitha përpjekjet e mira të takohem me Ramën, Yllin e këdo”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online