“Edhe Demi është me Edin”! Olsi Rama me hallin e lekëve të Vllaznisë dhe tregon arsyen e çuditshme që dënoi Partizanin në CAS

Partizani do të dënohej edhe nga CAS me mbylljen e merkatos, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar më herët për heqjen e penalizimit. Një vendim surprizues ky për tifozët kryeqytetas që u befasuan nga institucioni i drejtësisë së futbollit, por vetë Olsi Rama ka zbuluar edhe arsyen e çuditshme që ka vendosur për mbajtjen e dënimit.

Në pamje të parë duket edhe qesharake pasi te Partizani kishin bëri gati të gjitha provat dhe faktet për të provuar pafajësinë në çështjen e ngritur, por nga ana tjetër CAS kishte kërkuar dëmin real që do t’i bëhej Partizanit nëse do t’i mbyllej merkato. Pra duke marrë të mirqenë faktin se çdo ekip dëmtohet në këtë mënyrë, të kuqtë nuk e kishin menduar më herët këtë pikë të veçantë që i’u kërkua nga ana e CAS që të ishte e faktuar dhe e dokumentuar.

Këtë e ka pohuar vetë Olsi Rama te “Procesi Sportiv”, atje ku nuk mund të mungonte edhe një koment në lidhje më bojkotimin e kampionatit. Halli më i madh thuhet me batutë është sesi do të mbërrijë Vllaznia deri në Korçë ku do të lëxohen vetëm disa pika nga ana e lojtarëve dhe do të kthehen sërish në shtëpi, pasi nuk do të zhvillohet asnjë takim.

“Në mbledhjen e fundit të Ligës mungoja unë dhe presidenti Demi. U vendos që të vazhdohet bojkoti dhe në javën e ardhshme u propozua që ekipet të dalin në fushë pa zhvilluar ndeshje. Më vjen keq, më vjen keq për Vllazninë që do të detyrohet të shkojë deri në Korçë dhe të harxhojë lekët e karburantit dhe hotelit. Më vjen keq se Vllaznia nuk ka lekë. (qesh)

Më parë më pyete se më kë jam, me Gaz Demin apo me Edi Ramën. Po edhe vetë Gaz Demi është me Edin, se Edi është me sportin. Nuk ka marrë ndonjëherë mbështetje më të madhe sporti në gjithë këto vite qeverisje.

Bllokimi i merkatos? Është një non-sens juridik, ose më mirë është mënyra sesi funksionon sistemi juridik. Ne u dënuam nga FIFA për dy sesionet e ardhshme dhe gjyqtari i CAS arriti në përfundimin se ne nuk kishim mundur të provonim dëmin që i krijohej Partizanit nga mbyllja e merkatos. Tani të gjithë e dimë se krijohet një dëm i madh pa merkato. Megjithatë duhet të kishim bërë një punë më të mirë nga ana juridike që ta faktonim dëmin që do të na krijohej. Fakti merret i mirëqenë se kur ti je i dënuar me një sanksion të tilla penalizohesh dhe të shkakton dëm.

Problemet nuk e kanë ndjekur Dajën në këtë rast pasi ka ardhur në një klub të madh. Përpara se të mbërrinte vendimi i CAS ne diskutuam edhe për këtë mundësi, pasi i marrim parasysh të dy anët. Objektivi nuk ndryshon pasi ne kërkojmë që të mësojmë të luajmë futboll në mënyrën e duhur”, ka thënë Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online