Kokainë, kriminalitet dhe bota përqark, playoff-et “e tjera”!

Rusi 2018, ka ende vende bosh. Zelanda e Re-Peru dhe Honduras-Australia mes shumë faktorësh dhe kuriozitetesh… Në Afrikë, sakaq, deçizive për Marokun dhe Tunizinë. Në Grupin D, të gjithë në garë

Tetë ditë, nëntë vende për t’u dorëzuar, 20 skuadra në garë: thirrja e fundit për në Botërorin Rusi 2018. Mes ditës së sotme (e enjte 9 nëntor) dhe të enjten e 16 nëntorit do të luhen sfidat e fundit që do të plotësojnë kuadrin e përfaqësueseve të kualifikuara për në Rusi 2018: 4 playoff evropiane, 2 playoff interkontinentale dhe ndeshje deçizive në grupet A, C, D dhe grupet afrikane.

Interkontinentale – Një gjë vendos në një plan dy playoff i nterkontinentale: udhëtimet e pafundme, që bëhen edhe më të vështira nga fakti se luhen në distancë të 4-5 ditësh me 17-18 orë diferencë si pasojë e ndryshimit të orarit dhe ditës e natës. Hondurasi dhe Australia, që përfaqësojnë Amerikën Qendrore dhe Azinë (futbollistikisht), dhe Zelanda e Re e Peruja (Oqeania dhe Amerika Jugore) kanë nisur një tur force ajror, një përshtatje për ndryshimin e orës, por sidomos për faktin se janë duke u rregulluar një kthim në shtëpi me të njëjtin avion për të kursyer (peruanët dhe neozelandezët do të udhëtojnë bashkë përpara ndeshjes së kthimit).

Policia survjeton stervitjen e Australise

Por, prag sfida e Perusë është “tronditur” sidomos nga çështja Guerrero, i  pezulluar pasi ka rezultuar pozitiv për anti-dopingun (kokainë). Sulmuesi i  Flamengos do të provojë të mbrohet duke pohuar se ka konsumuar një çaj me gjethe kokaine, por ndërkohë të shtunën nuk do të jetë. Në vend të tij, zëvendësuesi natyror Raul Ruidiaz, por rritet edhe kandidatura e Xheferson Farfan. Neozelandezët duhet të ngjisin një mal: do t’i besojnë Kris Ud, ylli me 7 gola në 6 ndeshje kualifikuese.

Dhe shpresojnë që në Uellington të fryjë “një erë e tmerrshme (fjalë e mbrojtësit Andrej Durante). Më e ekuilibruar në letër është edhe sfida mes Hondurasit dhe Australisë, me “kangurët” që kanë rënë në pesimizëm dhe dëshpërim kur kapiteni, goleadori dhe lideri i  tyre, Tim Kahill ka pësuar dëmtim në kaviljen e majtë. Por, është nisur, sidoqoftë me një ditë vonesë në krahasim me shokët e ekipit, dhe do të provojë të jetë… Frika tjetër australiane është e lidhur me zonën: luhet në San Pedro Sula, qyteti i  dytë i  vendit dhe i  pari në botë për kriminalitet, me një numër prej 112 vrasjesh në vit për 100 mijë banorë. Qeveria e Hondurasit ka vendosur ushtrinë, me 1200 efektivë. Edi Hernandez, sulmues deçiziv në grup, do të luajë me maskë mbrojtëse.

Programi

Zelandë e Re-Peru: e shtunë 11 nëntor, ora 4:15 (evropiane) në Uellington, kthimi të enjten 16 nëntor, ora 3:15 (evropiane) në Lima.

Honduras-Australi: e premte 10 nëntor, ora 23:00 (europiane) në San Pedro Sula, kthimi të mërkurën, 15 nëntor, ora 10:00 (evropiane) në Sidnei.

Afrika – Tri vende në lojë, tre grupe ende të hapura, me ndërlikimin e ndeshjes për t’u riluajtur të grupit D. Të shkojmë me rregull

Grupi A: Tunizi 13 pikë, Kongo 10 pikë, Libia dhe Guinea 3 pikë. Të shtunën: Tunizi-Libi dhe Kongo-Guinea. Tunizianëve u mjafton një barazim në Rades për të prerë biletën për Rusi. Kongo duhet t’i besojë Libisë për të fituar.

Grupi C: Maroku 9 pikë, Bregu i  Fildishtë 8 pikë, Gabon 5 pikë, Mali 3 pikë: Bregu i Fildishtë-Marok, Gabon-Mali. Vlen vetëm ndeshja e madhe në Abidjan, mes Marokut të Renardit që kërkon kualifikimin e parë që pas vitit 1998 kundër skuadrës me rendiment më të mirë në dekadën e fundit. Benatia në fushë, marokenëve u mjafton të mos fitojnë.

Grupi D: Senegali 8 pikë, Burkina Faso 6 pikë, Kepi i Gjelber 6 pikë, Sudafrika 4 pikë: të premten  Afrika e Jugut-Senegal. Të martën, 14 nëntor: Senegal-Afrika e Jugut dhe Burkina Faso-Kepi i Gjelber. Në teori, janë të gjitha në garë, dhe e gjitha do të vendoset pasi të riluhet Afrikë e Jugut-Senegal, ndeshje e drejtuar dhe “trrukuar” nga arbitri Teti, që më pas u pezullua përjetë. Ndeshja e fundit të martën, me “rikthimin” në Senegal dhe “playoff” mes të dytave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *