“Ishte njësoj si të takoje Papën”, Klop tregon Maradonën

Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës në moshën 60 vjeçare ishte mjaft e vështirë për botën e futbollit. Historia që argjentinasi la pas nuk do të harrohet kurrë dhe sigurisht që një legjendë si ai do të kujtohet dhe në brezat e tjerë. Trajneri i Liverpulit e ngre në piedestal figurën e Maradonës, ku në një intervistë e ka krahasuar atë me Papën e Venedikut.

“E kam takuar vetëm një herë dhe për një lojtar të nivelit ku isha unë, ishte njësoj si të takoje Papën. Ishte me të vërtetë speciale. Do t’i mungojë futbollit, do të më mungojë mua.”- tha ndër të tjera Klop.

Pothuajse të gjithë mbështetësit e futbollit, qofshin lojtarë apo tifozë u solidarizuan me këtë humbje të madhe. Skuadra e Napoli, në të cilën Maradona shkruajti historinë bëri një gjest mjaft të bukur, duke e ndërruar emrin e stadiumit nga Sao Paolo, për të kujtuar legjendën që i çoi në majat e futbollit Italian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online