Koha “vret”, koha shëron/ Lotët e dëshpërimi për kapitenin, papritur Shqipëria gjen dy Lorik Cana

“Koha vret, koha shëron”. Kur Lorik Cana ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, të gjithë tifozët kishin të njëjtën pyetje në mendjen e tyre: “Po më pas çfarë do të ndodhë, kur kapiteni legjendar të mos jetë më?”.

Sigurisht që një lojtar me peshë të tillë nuk mund të zëvendësohej lehtë, kurrsesi. Disa e konsiderojnë edhe si rastësi, por që me largimin e tij nga Kombëtarja dhe pas ndryshimit të brezave, kuqezinjtë kishin luhatje të mëdha në rezultatet e marra. Disa humbje të marra radhazi që lanë shije të hidhur te tifozët.

Por ajo që fituam, nuk ishte pak. Jemi në vitin 2020 dhe tashmë pa frikë mund të thuhet se Shqipëria i ka fituar dy lojtarë me sigurinë e Lorik Canës në prapavijë. Të gjithë ia njohin vlerat Ardian Ismajlit, për mënyrën sesi u fitoi zemrat tifozëve dhe Kombëtares që me debutimin e ndaj Skocisë. Asnjëherë nuk do të lëvizte më nga formacioni titullar, duke qenë siguria e vetme dhe në kohët më të vështira të Shqipërisë.

Gjithmonë i pagëzuar si “Lorik Cana i ri”, pasi lojtar 23-vjeçar ka të njëjtën karakteristikë të lojës, teksa i pëlqen duelet me trup dhe ku del shumë herë fitimtar, por po aq edhe ndërhyrjet “gërshërë”. Në merkaton e verës do të kemi edhe një kalim të madh prej këtij lojtari, që aktualisht luan te Hajduku i Splitit.

Për të vazhduar me talentin e radhës, Marash Kumbullën, që nuk ka nevojë për më shumë fjalë. Padyshim lojtari i momentit dhe mbrojtësi më i përmendur në mediat italiane dhe ato shqiptare, por shpeshherë duke xhiron në Angli e Gjermani. Të gjithë e kërkojnë pas paraqitjeve fantastike që po zhvillon në Seria A. Një tjetër mbrojtës me siguri të madhe, që do të na bëjë që të harrojmë mungesën e Canës në qendër. E për të mos harruar këtu që kemi edhe një emër si Berat Gjimshiti, që vazhdon ende aventurën e tij në “Champions League” dhe është pjesë e rëndësishme e Atalantës. Sa bukur që duket kjo Shqipëri, e ardhmja ndrin… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online