275 milionë lekë me 3 ndeshje/ Çfarë na solli “Air Albania”? Një shkundje edhe për presidentët e Superiores

Kur “Air Albania” u ndërtua dhe hapi dyert për tifozët, përgjithësisht komentet kanë qenë shumë pozitive nga ana e tifozëve, por edhe mënyra sesi u pasqyrua nga mediat e huaja. Në jo pak raste krahasimet kanë qenë me stadiumet më moderne në Europë, për shkak të komoditetit, cilësisë dhe gjithë strukturës të kësaj arene.

Por edhe kritikat nuk ngeleshin pas, ndërsa temë me vete asokohe u bë arsyeja e ndërtimit të këtij stadiumi. “Për çfarë e duam, vetëm për Kombëtaren? Tre ndeshje në vit luhen”. Fillimisht u mendua se kjo arenë do të shërbente vetëm për ndeshjet e kuqezinjëve, por në fakt i përket gjithë futbollit shqiptar.

Për ta nisur me përballjen Partizani-Tirana, që solli një rekord të ri dhe të vështirë për t’u thyer. Në derbin e kryeqytetit që u luajt në “Air Albania” ishin të pranishëm rreth 19 mijë spektatorë dhe shifra e parave të fituara iu afrua 200 milionë lekëve të vjetra.

Kukësi zgjodhi që të luante ndeshjen me Partizanin në kryeqytet, duke marrë 35 milionë lekë të vjetra fitim nga biletat e grumbulluara. Ndërkoha Tirana në takimin e fundit të zhvilluar ndaj Teutës, arriti të grumbullonte 40 milionë lekë të vjetra me 5600 tifozë në stadium.

Shifrat flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për më tepër koment. “Air Albania” jep një leksion të pastër dhe shkund edhe presidentët e ekipeve në Shqipëri, se në rrugët e suksesit dhe të përfitimeve, pasi fundja futbolli për ta është biznes, puna niset nga baza.

Fillimisht duke investuar në shtëpinë, në infrastrukturën. Vetëm kështu mund të bëhen hapa të mëdha dhe galopant, për ta nisur që me skuadrat. Blerja e lojtarëve cilësorë mund të sjellë suksesin e një skuadre për një ose dy vite, por gjendja do të rikthehet sërish në pikën zero.

Ndërtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe kushteve që krijojnë klubet për tifozët, do të rrisnin edhe më tepër përfitimet e tyre në fundin e një sezoni. Tirana e ka kuptuar këtë më së miri dhe për këtë arsye po e sheh “Air Albanian” më para si “shtëpi” sesa “Selman Stërmasin”, duke e gjetur si zgjidhje të momentit. Bardheblutë do të luajnë në këtë arenë për herë të tretë, tashmë kundër Skënderbeut. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online