Dëshira për të përfaësuar pesha të rënda të futbollit ndërkombëtar mbetet e madhe te futbollistët shqiptarë, të cilët refuzojnë origjinën e tyre për të pasur më shumë sukses
Dëshira për të përfaësuar pesha të rënda të futbollit ndërkombëtar mbetet e madhe te futbollistët shqiptarë, të cilët refuzojnë origjinën e tyre për të pasur më shumë sukses në karrierë. Rasti më i fundit është Mërgim Berisha, që priti deri në fund për të veshur fanellën e Gjermanisë. Por edhe një herë tjetër, injorohet nga trajneri i “pancerave”. Emri i Berishës nuk figuronte në listën me 26 lojtarët e grumbulluar nga Hansi Flik për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar, duke e lënë të zhgënjyer sulmuesin shqiptar.
Gjermania ishte një ëndërr për të, por tashmë ka ardhur koha për t’u zgjuar. Berisha duket se e ka kuptuar se nuk bën pjesë në planet e kësaj Kombëtareje dhe ka nisur lëvizjen e radhës. “Nacionale” raporton se 24-vjeçari ka mbërritur në Prishtinë, ku do të qendrojë përgjatë fundjavës. Arsyeja? Berisha do të takohet me përfaqësues të FFK-së për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë rezultati i këtij takimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
karrierë. Rasti më i fundit është Mërgim Berisha, që priti deri në fund për të veshur fanellën e Gjermanisë. Por edhe një herë tjetër, injorohet nga trajneri i “pancerave”. Emri i Berishës nuk figuronte në listën me 26 lojtarët e grumbulluar nga Hansi Flik për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar, duke e lënë të zhgënjyer sulmuesin shqiptar.