Koha për të përsëritur suksesin si me Skënderbeun, sot është mbrëmja e Ilir Dajës

Ballkani dhe Shkupi do të përballen ditën e sotme në orën 20:00. Ndeshja e parë e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës së Kosovës. Në ndeshjen e kthimit, të dyja skuadrat shqiptare luajnë për një biletë në fazën e grupeve të Uefa Conference League.

Rezultati favorizon skuadrën e Ilir Dajës, e cila mund të mjaftohet me vetëm 1 barazim. Nga ana tjetër Shkupi duhet me patjetër të fitojë, në mënyrë që të ketë një shanc kualifikimi. Kompeticionet europiane nuk janë të panjohura për trajnerin shqiptar Ilir Daja, i cili ka luajtur dy herë në grupet e Europa League me Skënderbeun. Në atë skuadër madhështore ka qenë gjithashtu dhe Bajram Jashanica, i cili po ashtu është përsëri në urdhërat e Ilir Dajës.

Stadiumi Fadil Vokrri pritet të tejmbushet nga tifozët kosovarë, të cilët e trajtojnë këtë ndeshje njësoj si të përfaqësueses dardane. Plot 9000 bileta janë shitur vetëm në Suharekë, qyteti që përfaqëson skuadra e Ballkanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online