Koha për të paralizuar kryeqytetin, sot luhet derbi më i zjarrtë i Superiores

0

Ditën e sotme do të luhet ndeshja më e zjarrtë e kësaj jave, derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Dy skuadra që sa herë që luajnë “paralizojnë” qytetin dhe ndryshojnë të gjitha temat e bisedave të qytetarëve të kryeqytetit. Sfida do të zhvillohet në orën 19:00 në Air Albania dhe pritet të ketë një numër të madh tifozësh.

Partizani këtë sezon duket se ka gjetur formën më të mirë, teksa në 5 ndeshje kanë grumbulluar 12 pikë dhe ndodhen në vendin e parë. Megjithatë fitoret kanë qenë me rezultat minimal duke mos treguar dominim mbi skuadrat e tjera.

Nga ana tjetër Tirana bëri një nisje jo të mirë të kampionatit, por fitorja e fundit ndaj Teutës me shifrat 4-0 kanë ngritur lart moralin e bardhebluve. Partizani-Tirana pritet të jetë një derbi mjaft i luftuar dhe plot emocione. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.