Sot është koha për të haour dhuratat. Legia e Varshavës ka surprizuar lojtarët me dhurata për Krishlindje. Poshtë pemës për Jurgen Çelhakën gjendet një… fshesë me korent. Një dhuratë e tillë, në duke e çuditshme, e ka një arsye mjaft interesante nga pas. Klubi Legia Varshava tregon simbolikën se Çelhaja kërkon të rrëmbejë çdo top nga rivalët, duke pastruar kështu fushën si një fshesë me korent.
“Jurgen Çelhaka e gjen veten në mesfushën e trazuar si një peshk jashtë ujit. Shqiptari nuk do të heqë dorë nga askush dhe do të rrëmbejë çdo top. Mund të thuash se ai e pastron fushën si një fshesë me korrent. Prandaj, për ta mbajtur shtëpinë gjithmonë në të njëjtin rend, Jurgen do të gjejë një fshesë me korrent nën pemën e Krishtlindjes”, ka njoftuar klubi Legia Varshava./Halit Delibashi-Sport Ekspres/