“I jep shumë gëzim tifozëve”, Legia zotohet për Muçin: Duam t’i dhurojmë më shumë buzëqeshje!

Legia e Varshavës ka vendosur të surprizojë lojtarët me dhurata për Krishtlindje. Në mesin e futbollistëve të klubit polak gjendet edhe Ernest Muçi, të cilit Legia zotihet t’i dhurojë më tepër buzëqeshje. Njeriu që ka bërë të lumtur mijëra tifozë polakë, buzëqesh rrallë herë në përditshmëri, prandaj klubi nga Varshava dëshiron t’i dhurojë sa më tepër buzëqeshje sulmuesit shqiptar.

“Buzëqeshja në fytyrën e Ernestit është diçka që nuk e shihni në baza të përditshme. Është e çuditshme, sepse shqiptari u jep shumë gëzim fansave me golat e tij të bukur. Kjo është arsyeja pse ne duam t’i dhurojmë Ernestit më shumë buzëqeshje – sepse ai ka arsye për këtë!”, ka njoftuar klubi Legia e Varshavës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online