Ministria e Shëndetsisë ka kthyer përgjigje vetëm në ditën e sotme sa i përket kërkesës së FSHF për të hapur stadiumin në finalen e Kupës së Shqipërisë. Do të jenë rreth 1000 tifozë për të ndjekur këtë sfidë, duke qenë prova e parë që pas përhapjes së pandemisë.
FSHF ka njoftuar së fundmi se ku mund të blihen biletat, duke pasur parasysh kohën e limituar dhe faktin se vendimi është marrë vetëm pak orë përpara nisjes së finales. /Sport Ekspres/
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të bëjë me dije se është njoftuar ditën e sotme, në orën 12:05, se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet me praninë e limituar të tifozëve.
Duke parë kohën e limituar në dispozicion, FSHF njofton të dy klubet dhe tifozeritë respektive se biletat e ndeshjes mund t’i sigurojnë pranë dyqanit të FSHF, në “Rrugën e Elbasanit”, dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 14:30.