Koha e futbollit të shkollës së vjetër! Ish-mbrojtësi i Milanit tregon episodin me Shevcenkon: Nuk po kthehej në mbrojtje, e godita me shpullë

Andri Shevçenko ka pasur kulmin e karrierës së tij tek Milan, por gjatë aventirës së tij ka patur edhe episode të pakëndshme.  Hoze Shamot ka qënë nga të paktët lojtarë i cili ka pasur zënka me ukrainasin. Në një intervistë për “TNT”, ish mbrojtësi i Milan-it ka treguar për shpullën që i ka dhënë Shevçenkos gjatë një ndeshje.

Hoze Shamot është penduar për këtë episod dhe do ta kujtojë gjithë jetën e tij. “Kur ishim tek Milan jam zënë njëherë me Shevçenkon pasi ai nuk po kthehej të na ndihmonte në mbrojtje. Ai më bërtiti pse nuk po nisnim aksione në sulm dhe përgjigjia ime ishte një shpullë. Jam penduar dhe do e vuaj gjithmonë këtë vendim” – u shpreh Shamot. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online