Klubi spanjoll i largon të gjithë ekipet e interesuara nga sulmuesi shqiptar, kërkon 40 milionë euro për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer te Mallorca në këtë sezon të ri. Sulmuesi shqiptar ka arritur të realizojë 6 gola deri tani, një më shumë se Griezman dhe Benzema. Për këtë lojtar ka interesime të ndryshme, ndërsa në Spanjë e kanë gjetur formulën sesi t’i largojnë skuadrat e tjera.

Ata nuk shfaqin asnjë interes për të larguar Vedat Muriqin. Për këtë arsye, të gjitha klubet që kërkojnë sulmuesin duhet të përballen me klauzolën e largimit që tregon vlerën e 40 milionë eurove. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *