Vedat Muriqi kaloi një gjysmë sezoni fantastik në radhët e Majorkës, ku ishte deçiziv në shpëtimin e skuadrës nga rënia prej kategorisë. Sipas “La Repubblica”-s, klubi spanjoll ka arritur një akord 4-vjeçar me 2.5 milionë euro pagë në sezon me “piratin” dhe tashmë mbetet vetëm arritja e marrëveshjes me Lacion. Nga ana tejtër, sipas medias në fjalë, Igli Tarne mund të sigurojë një thesar prej 17 milionë eurosh nga shitja e Muriqit, Vavros dhe Eskalantes.
“Drejtori sportiv Tare po negocion me Majorkën, e cila falë marrëveshjes së arritur me Muriqin në bazë të një periudhe katërvjeçare për 2.5 milionë në sezon, kërkon zbritje në karton. Lacio nuk do të pranojë më pak se 10 milionë, shifër kjo që do të shmangte humbjen e kapitalit në pasqyrat financiare. Shitjet e kosovarit, Vavros dhe Eskalantes do të garantojnë një thesar prej rreth 16-17 milionë eurosh”, shkruan “La Repubblica”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/