“Bajrami mund të bëhet lojtar i rëndësishëm, Asllani ka kualitete të mëdha”, trajneri i Empolit: Po të hyja në sherr…

Aurelio Andreazzoli ka dhënë një intervistë për “Il Foglio”, ku ka folur për disa prej lojtarëve që kanë spikatur më shumë në radhët e Empolit këtë sezon. Sigurisht që këtu nuk mund të bënin përjashtim Nedim Bajrami me Kristjan Asllanin, për të cilët trajneri mendon se kanë potencialin të bëhen lojtarë të rëndësishëm në të ardhmen.

“Pinamonti është një profesionist serioz. Ai nuk ka frikë dhe ka treguar se është gjithmonë aty me objektivat e tij. Nëse do të jetë lojtar i Kombëtares do të duhet ta thotë këtë Mancini. Nëse do të hyja në konfrontim fizik me dikë, do të sillja Zurkoëski-n. Mbrojtësi Viti ka një të ardhme të rëndësishme përpara. Bajrami mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm, ashtu si edhe Asllani, i cili ka kualitete të mëdha”, ka thënë Aurelio Andreazzoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online