Tifozët e Këlnit treguan besnikërinë ndaj skuadrës së zemrës, duke u paraqitur në numër mbresëlënës në eventin e organizuar nga klubi. Afro 50 mijë mbështetës u shfaqën për të takuar futbollistët dhe stafin teknik, përpara fillimit të sezonit të ri.
Në fjalimin publik, drejtori sportiv i klubit gjerman, Armin Veh pranoi se në gjashtë muajt e fundit, Këlni përjetoi krizën më të madhe sportive në histori. Megjithatë, drejtuesi garantoi se tashmë gjithçka është hedhur pas shpine dhe skuadra po sheh me optimizëm nga e ardhmja.
Meritë në ringjalljen e klubit kanë padyshim edhe tifozët. Prezenca e tyre në numër kaq të madh për të përshëndetur dhe për ti treguar skuadrës mbështetje, pavarësisht rënies në Bundesligën 2 është një plus i madh për sezonin e ri.