Klubi italian nuk i ndahet Nedim Bajramit, gati të mbyllë marrëveshjen për 10 milionë euro

Nedim Bajrami nuk ka zhgënjyer në sezonin e tij të parë në Serie A. Mesfushori shqiptar ka lënë gjyrmë në gjysmën e parë të kampionatit, duke ndihmuar ekipin e tij me gola dhe asiste. Shumë ekipe kanë kthyer vëmendjen drejt tij, por duket se Sasuolo po ngulmon më tepër.

Klubi italian ishte shumë pranë firmës në merkaton e verës, por atë që nuk arriti dot ta përfundonte pak muaj më parë dëshiron ta bëjë tani. “Tuttosport“ bën me dije se Empoli i ka caktuar çmimin 10 milionë euro Bajramit dhe Sasuolo është gati të mbyllë marrëveshjen këtë muaj me një shifër të tillë. Në këtë ekip do të gjejë edhe ish-trajnerin e tij, Dionisin, me të cilin shkëlqeu vitin e shkuar në Serie B./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *