Etrit Berisha është në kërkim të një skuadreje të re për të vazhduar karrierën e tij. Portieri shqiptar është lojtar i lirë, ndërsa interesimet për të nuk mungojnë. Përpos Sampdorias së Andrea Pirlos, një tjetër ekip ka dalë në skenë për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas “Il Secolo XIX”, La Specia ka piketuar gardianin e Kombëtares shqiptare si portierin kryesor për sezonin e ardhshëm. Klubi italian synon të afrojë dy portierë në skuadër, një me përvojë dhe një tjetër të ri në moshë për të qenë zëvendësuesi i tij. Etrit Berisha i përmbush kriteret e La Specias dhe drejtori sportiv D’Anxhelo ka nisur nga puna për të siguruar firmën e shqiptarit. La Specia luan në Serinë B të Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/