Klubi i Serisë A kërkon të përforcojë mbrojtjen në janar, drejtuesit pëlqejnë Berat Gjimshitin

Berat Gjimshiti ka treguar një nivel të lartë në vitet e fundit në Serinë A. Përvoja dhe cilësitë e tij shihen si mjaft të vlefshme nga Monza, e cila kërkon ta veshë bardhekuq në janar.

Klubi i ngjitur këtë sezon në elitën e Italisë synon të përforcohet me patjeter në mbrotje dhe “Sky Sport” zbulon se Berat Gjimshiti shihet si një kandidat i pëlqyeshëm prej tyre.

Megjithatë do të jetë e vështirë për të arritur një marrëveshje me mbrojtësin e Kombëtares, pasi disa muaj më parë ka rinovuar deri në vitin 2026 me Atalantën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *