Klubi i Premier League-s gati të hidhet në aksion për Brojën, Chelsea ka ende besim te sulmuesi shqiptar

Janari pritet t’i japë zgjidhje të ardhmes së Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar ende nuk po shfaq më të mirën e tij pas atij dëmtimi që e la jashtë fushe për thuajse një sezon. Paraqitjet e tij të fundit kanë bërë që të vihet në pikëpyetje e ardhmja e tij në “Stamford Bridge”.

Interesi për të nuk mungon. Nizaar Kinseella bën me dije se Fulham-i është gati të hidhet në aksion për 22-vjeçarin nëse emri i tij do të jetë i disponueshëm në merkato. Por sipas tij, Chelsea ende beson se Broja mund të arrijë formën e tij më të mirë. Gjithashtu, edhe vetë lojtari i Kombëtares shqiptare do të lu.ftojë për të zënë vendin e tij te blutë e Londrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online