Klubi i futbollistit të Kombëtares shqiptare shkarkon ish-yllin e Realit, shkak 2 humbje në shtëpi

Ish-ylli i Realit të Madridit është shkarkuar nga detyra e trajnerit. Nëse në karrierën si futbollist do të arrinte në majat më të larta, e njëjta gjë nuk mund të thuhet deri më tani për rolin si trajnerit të Gutit. Ish-futbollisti është shkarkaur pas vetëm 7 muajsh nga stoli i Almerias. 43-vjeçari mori drejtimin e klubit spanjoll në muajin nëntor, por dy humbjet e fundit radhazi në shtëpi i kanë kushtuar atij vendin në krye të pankinës.

Guti e lë kështu skuadrën në vendin e 3-të në Ligën e Dytë spanjolle, me vetëm 5 pikë më pak se Zaragoza e vendit të dytë dhe 6 më pak se kreu. Të dy pozicione këto që të sigurojnë automatikisht një biletë për në elitën e futbollit në Spanjë. Ndërkohë pjesë e Almerias është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili numëron 25 paraqitje dhe 1 gol me klubin spanjoll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online