Klubi i Divizionit të Tretë prezanton Mavrajn, mbrojtësi: Kisha mundësinë të ndiqja edhe rrugën e lehtë

Mërgim Mavraj mbylli bashkëpunimin me Greuther Furth pasi këta të fundit siguruan biletën për në Bundesligë. Sezoni i ri nuk do e gjejë mbrojtësin shqiptar as në elitë e as në Bundesliga 2 ku ka luajtur në vitin  e fundit. Ish-kapiteni i Kombëtares është prezantuar në Divizionin e Tretë të Gjermanisë, ku do të mbajë veshur fanellën e Turkgucu Munich. Drejtori sportiv i skuadrës bavareze ka përshkruar cilësitë që e kanë bindur për të firmosur me Mavrajn, te i cili vlerëson personalitetin e fortë.

“Mergim është një lojtar shumë me përvojë dhe i qartë, cilësitë e të cilit do të na ndihmojnë. Ai ka një lojë të mirë pozicionale, është i fortë në top dhe ka një hapje të mirë. Ai është gjithashtu një personalitet i fortë dhe për këtë arsye do të luajë një rol të rëndësishëm në ekipin tonë”, citon Roman Plesche, drejtori sportiv i Türkgücüs.

Nga ana tjetër vetë Mavraj është shprehur: “Në këtë klub njoh shumë gjëra që më kanë dalluar dhe formuar në karrierën time. Unë pata mundësinë të ndiqja rrugën e lehtë, nuk do të isha unë, nuk do të ishte Türkgücü. Tani ne duam ta trajtojmë atë së bashku dhe si një komunitet i mbyllur në fillimin e sezonit të ri të divizionit të tretë”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online