Klubi grek i fton të zgjedhin lojtarin më të mirë, tifozët zgjedhin dy legjendat e Kombëtares së Shqipërisë

Arjan Beqaj e Foto Strakosha janë dy emra që njihen mirë nga tifozët shqiptar, teksa për vite me radhë porta e Kombëtares sonë ka qenë në duar të sigurta prej tyre. Tashmë të tërhequr nga futbolli i luajtur, të dy portierët e kanë zhvilluar karrierën e tyre në Greqi. Madje në të kaluarën kanë mbrojtur katërkëndëshin e së njëjtës skuadër, Ionikos. Këta të fundit kanë mbajtur të angazhuar tifozët e tyre në këtë periudhë kur kampionatet e futbollit janë ndalur, duke i dhënë të drejtën të zgjedhin futbollistin më të mirë të klubit në 20 vitet e fundit.

E rezultatet flasin kuqezi dhe mbështetësit e skuadrës helene kanë qenë të bindur për njeriun që meritonte të shpallej më i miri. Plot 75% përqind e tyre kanë zgjedhur pikërisht Arjan Beqajn, i cili ka njihej për pritjet e tij fantastike. Ndërkaq i dyti në listë është një legjendë e Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, i cili tashmë stafetën e ka përcjellë te i biri, që po e mbron me dinjitet trashëgiminë e tij në portën e kuqezinjve. Kështu dy legjendat e Shqipërisë përpos tifozëve shqiptar, kanë rrëmbyer edhe zemrat e atyre grek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *