“Futbolli është i pari që lejohet”, doktor Pipero nxjerrë bllof Qeverinë: Do 15 minuta kontakt, nuk infektohesh dot në ndeshje

Nga Klaudio Ndreca

Qeveria vazhdon të braktisë hapur futbollin dhe të mos e shohë si primare zgjidhjen e problemit të sportit pas mbërthimit të pandemisë. Sikur të mos mjaftonte goditja e parë e marrë, ku në një nga vendet më informale të Europës u mendua se futbolli funksionte si fasoneri dhe nuk u dha pagesa e luftës, vuajtja duhet të vazhdojë për sportistët.

Sigurisht që pa bërë asnjë krim, teksa të merresh me sport në të gjithë vendet është një përparësi dhe vetë Qeveritë ndihmojnë në këtë drejtim. Por kjo nuk ndodh në vendin tonë dhe Koronavirusi e tregoi qartë qendrimin që ka nga shteti kryesisht ndaj futbollit, që është edhe më i ndjekuri.

Një goditje e dytë e dhënë është stërzgjatja e përgjigjes nga ana e Qeverisë, që nuk përpiqet as që të dërgojë një shkresë zyrtare për të kuptuar se çfarë do të bëhet me kampionatet. E nëse mendohet se kjo mund të vijë edhe për shkakun e rrezikut të shëndetit nga infektimi, atëherë mjeku dhe specialisti më në zë i momentit, Pipero, i hedh poshtë të gjitha këto teza. Në emision “Opinion” është shprehur se nuk ka asnjë rrezik që lojtarët në infektohen në fushë, duke treguar kështu që është vetëm një mungesë dëshire e atyre që marrin masat lehtësuese në këto kohë.

“Ka shumë pikëpyetje për punën e futbollit, vendimet i marrin institucionet. Por nëse do të pyetesha unë, atëherë futbollistët do të ishin të parët që mund të lejohen si për stërvitje dhe për të zhvilluar ndeshje. Sigurisht që duke marrë masat e duhura dhe të domosdoshme. E kam thënë edhe më para, që të infektohesh nga KOVID duhet të paktën 15 minuta ekspozimi, gjë e cila nuk ndodh në futboll. Pra nëse merren të gjitha masat për dezifenktimin e topit dhe të duarve, atëherë duhet që të lejohet. Por ky është mendimi im si specialist”, tha Pipero. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online