Myrto Uzuni ka arritur sot shifrën e 10 golave të shënuar në elitën e futbollit spanjoll. Një sukses i madh për sulmuesin shqiptar, që po dëshmon se është një pikë kyçe për ekipin e Granadës. Lojtari nga Berati ka folur për mediat pas përballjes së sotme kundër Alaveshit, ku ka thënë është i kënaqur me golat e shënuar. Uzuni ka treguar edhe sakfrificat që është i aftë të bëjë në mënyrë që skuadra të ecë sa më shumë përpara.
“Jam i kënaqur për 10 golat e shënuar në Primera Division. Të gjithë e dinë se kam shumë uri për të shënuar gjithmonë dhe për të ndihmuar ekipin. Njerëzit e klubit e dinë që unë luaj me një këmbë për të ndihmuar ekipin, por nuk më intereson për sa kohë që luftoj për këtë fanellë dhe jap gjithçka deri në fund”, ka thënë Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/