Klubi e dërgoi në tribunë, mesfushori shqiptar merr vendimin për të ardhmen e tij

Ngërçi mes Lindon Selahit dhe Rijekës po shkon drejt zgjidhjes. Mesfushori shqiptar ka qendruar në tribunë që prej dy dhjetorit, kur ishte dhe ndeshja e fundit që ka zhvilluar me skuadrën kroate. Arsyeja? Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit dhe 24-vjeçari ka refuzuar të rinovojë. Madje, ka refuzuar edhe një ofertë të ardhur nga ShBA-të. Në këto kushte, klubi kroat u hakmorr duke e lënë në tribunë deri në momentin kur Selahi do të ndërronte vendim.

Sipas lajmeve që përcjellin mediat në Kroaci, Rijeka dhe Selahi duket se e kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Me shumë mundësi në ditët në vijim do të kemi nënshkrimin e kontratës së re mes palëve. Një firmë që do të bënte të mundur rikthimin e mesfushorit në fushën e lojës. Kujtojmë se Selahi ishte një pjesë e rëndësishme e Rijekës. Për më tepër, sezonin e shkuar ishte ndër lojtarët më të mirë të kampionatit kroat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online