Sot në Monako do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri. Gjithashtu, para ceremonisë, presidenti i UEFA-s, Aleksandar ?eferin, ka zgjidhur dilemën rreth spekulimeve se skuadrat nga Arabia Saudite mund të luajnë në garat evropiane në të ardhmen.
“Mediat po flasin për këtë pa kontaktuar asnjëri prej tyre me UEFA-n dhe pyetur nëse ka ndonjë të vërtetë në një informacion të tillë. Unë ju them me përgjegjësi dhe pretendoj se vetëm klubet evropiane do të luajnë në Champions League, Europa League dhe Ligën e Konferencave. Asnjëherë një klub nga Arabia Saudite nuk do të luajë në kompeticionet evropiane. Këtu përfundon historia”, tha Ceferin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/