Klubet kthehen kundër Kombëtareve, fjalët e Giuntolit vënë në pikëpyetje ardhjen e Hysajt te Shqipëria

Situata e krijuar nga pandemia ka lëkundur tërësisht botën e futbollit. Mungesa e tifozëve ndihet ndjeshëm në arkat e klubeve por edhe në emocionet e lojës, ndërsa problem është kthyer edhe protokolli mbi procedurat e izolimit prej Covid-19. Klubet janë kthyer kundër Kombëtareve. Marotta ishte i pari që tha hapur se këto ndeshje duhen rralluar, mirëpo në të njëjtën linjë mendimi është edhe drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli.

Në një prononcim të dhënë për mikrofonin e “Sky Sport“ para ndeshjes së sotme në Europa League kundër Rijekës, zyrtari i skuadrës italiane thekson se do të ishte mirë nëse futbollistët do të qendronin në Napoli. Fjalë këto që ngrenë pikëpyetje mbi ardhjen e kapitenit Hysaj në ndeshjet e radhës së Shqipërisë.

“Sigurisht që do të ishte e përshtatshme në një moment kaq delikat të linim lojtarët sa më të qetë dhe të izoluar dhe gjithashtu besojmë se do të ishte më mirë nëse i linin ata në Napoli”, ka thënë Cistiano Giuntoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online