Klubet e Serisë A kanë rënë në gjurmët e Bajramit, presidenti i Empolit flet për zërat e merkatos

Nedim Bajrami po zhvillon një sezon për tu duartrokitur në Serinë B të Italisë. Me paraqitjet e tij talenti shqiptar ka rënë në sytë e klubeve të elitës italiane, ku Sampdoria dhe Napoli kanë rënë në gjurmët e tij. Madje për të kaltrit u bë e ditur se dëshirojnë të rrëmbejnë nga Empoli trajnerin Dionisi, që do të marrë nga pas edhe Bajramin. Për zërat e merkatos ka folur edhe vete presidenti Korsi, i cili për “Antenna 50“ thekson se interesimet vijnë prej ecurisë së mirë të deritanishme.

“Thashethemet e merkatos për momentin mund të jenë një problem tjetër që mund të kemi në këtë finale të sezonit. Por ato rrjedhin nga gjërat e mira që kemi bërë deri më tani, përfshirë ato të interesit të Napolit për zotin Dionisi. Dionisi ka edhe një vit kontratë me ne, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem të veçantë me trajnerin. Tani të gjitha energjitë tona janë në sfidën tjetër”, ka  thënë Fabricio Korsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online