Klubet angleze marrin ndëshkimin për Superligën Europiane, zbritja e 30 pikëve i pret si “kërcënim“

Ajo dëshirë e mbetur në tentativë për të krijuar Superligën Europianë nuk ka kaluar pa ndëshkime. Premier Liga si dhe Federata Angleze e Futbollit kanë marrë vendimin përfundimtar sa i përket 6 klubeve, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham. Mbi arkat e tyre bankare do të zbritet vlera prej 22 milionë paundësh, ndërsa nëse një rasti i tillë përsëritet, atëherë skuadrat kërcënohen me një zbritje prej 30 pikësh si dhe një gjobë shtesë prej 25 milionë paundësh.

“Gjashtë klubet e përfshira në propozimet për të formuar një Superligë Evropiane kanë pranuar sot edhe një herë se veprimet e tyre ishin një gabim dhe kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për Premier League dhe të ardhmen e lojës angleze. Ata u kanë kërkuar falje me gjithë zemër tifozëve të tyre, klubeve të tjerë, Premier League dhe FA.

Si një gjest i vullnetit të mirë, klubet kanë rënë dakord kolektivisht të japin një kontribut prej 22 milion £, e cila do të shkojë drejt së mirës së lojës, duke përfshirë investime të reja në mbështetje të tifozëve, futbollit bazë dhe programeve të komunitetit.

Për më tepër, klubet kanë rënë dakord të mbështesin ndryshimet e rregullave në mënyrë që çdo veprim i ngjashëm në të ardhmen të çojë në një zbritje prej 30 pikësh. Secili prej gjashtë klubeve, në atë rast, do t’i nënshtrohet gjithashtu një gjobe shtesë prej 25 milion £. Premier League dhe FA kanë punuar ngushtë së bashku gjatë gjithë këtij procesi dhe kjo marrëveshje i sjell të dyja hetimet për çështjen në një përfundim”, shkruhet në njoftimin zyrtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *