Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, ka folur për herë të parë në lidhje me dëmtimin e përfolur të portierit Loris Karius në finalen e Champions League kundër Realit të Madridit. Sipas trajnerit gjerman, gabimet e Kariusit erdhën “100%” si pasojë e goditjes së marrë gjatë ndeshjes.
25-vjeçari i portës së Liverpulit ishte fajtor të dy nga golat e shënuar nga Reali, por në ditët pas ndeshjes mjekët arritën në përfundimin se një përplasje i shkaktoi portierit një tronditje të fortë në kokë.
Në lidhje me këtë çështje është shprehur edhe trajneri i The Reds, në prag të miqësores së parë verore kundër Çesterit, të shtunën.
“Ai u ndikua nga ajo goditje që mori, kjo është 100% e sigurt. Nuk më intereson çfarë thonë të tjerët, nuk ka rëndësi tashmë, ne nuk po kërkojmë justifikim.
“Tani njerëzit mund të mendojnë se ai është shpjegimi për në – dhe për mua ai është shpjegimi, 100%.
“Katër ditë pas ndeshjes me moti në telefon Franc Bekenbauer, futbollisti më i madh gjerman dhe një mik i mirë i imi. Më tha që ishte te një mjek dhe më tha: “Portieri juaj pati një tronditje të fortë në kokë”. Ia kishte thënë mjeku me i famshëm në Gjermani, ndaj vendosëm të thelloheshim me këtë histori”.