Klop humbet “krahun e djathtë”, mister në Liverpul

Liverpuli po përgatitet për gjysmëfinalen e kthimit në Champions League kundër Romës, por sot ka marrë një lajm befasues, sepse ndihmestrajneri Zeljko Buvac ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin për arsye personale.

Klop u paraqit në stërvitjen e sotme i nxirë në fytyrë dhe nuk shkëmbeu batuta në askënd,  ndërkohë që mediat në Angli aludojnë për një problem mes trajnerit gjerman dhe ndihmësit të tij.

Serbo-boshnjaku ka 17 vite që punon me Klopit, me të cilin ka luajtur te Mainci dhe me pas e ka ndjekur kudo si hije, duke qenë mjaft i vlerësuar nga Klopi, aq sa shpesh quhet “truri” pas Klopit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *