Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop beson se Arsenali i druhet ekipit të tij në “Anfield” dhe kjo është arsyeja për se “Topçinjtë” ndërrojnë stilin e lojës kur udhëtojnë në Merseyside, duke kaluar nga loja në tokë, tek loja me topa të gjatë. Përpara takimit të sotëm, Klop është kujtuar nga gazetarët për një shprehje të tij në vitin 2013 kur drejtonte Dortmundin ku thoshte se: “preferoj stolin heavy metal përpara stilit orkestër të Arsenalit.”
Pas ka shpërthyer në të qeshura, Klop duke iu përgjigjur gazetarit të “Sky” ka thënë: “Tani në kohën e internetit askush nuk harron të tilla fraza. Ndoshta ajo nuk ka qenë fraza e duhur nga ana ime. Por nuk e kisha menduar se pas 4 vitesh dikush do të kujtohej të ma përsëriste. Por unë mund të them diçka për Arsenalin kur vjen në Anfield. Ata gjithnjë ndryshojnë stilin e lojës. Në janar 2016 barazuam 3-3 dhe Arsenali ka luajtur me topa të gjatë për Zhiru. Ndoshta ata i druhen presingut tonë, por ne i lëmë kundërshtarët të luajmë, nuk mund të bëjmë presing 90 minuta, nuk jemi makina.”
Më pas Klop ka deklaruar se objektivi i ekipit të tij është suksesi, teksa detyra e parë është kaluar me sukses, kualifikimi për në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve. “Tani mund të jemi më të qetë të përqendrohemi te kampionati. Jemi në fazën në grupe në Champions dhe kjo na jep mundësi të fokusohemi vetëm në Premier”- ka thënë Klop.