Klisman Cake largohet nga Struga Trim Lum, paguhet klauzola e kërkuar dhe ish-lojtari i Tiranës vishet kuqezi

Klisman Cake do të largohej nga Tirana për të firmosur me Struga Trim Lum. Futbollisti 22-vjeçar ka qenë një nga më të mirët në këtë skuadër. Për këtë arsye ka zgjuar interesin e kuqezinjëve të Tetovës, Shkëndijës.

Sipas asaj që raporton “Infosport” është arritur marrëveshja dhe Shkëndija ka paguar klazuolën e largimit që është kërkuar nga Struga. Tashmë mund të themi se Klisman Cake e ka bërë kalimin e ri në karrierë nga ku do të kërkojë që të provojë një tjetër eksperiencë që do ta rrisi edhe më tepër si lojtar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *