“Corriere dello Sport” ka hedhur dritë në të gjitha klauzolat e lojtarëve të Napolit. Më shumë interes është ajo e mbrojtësit të krahut të djathtë, Elseid Hysaj. Shqiptari ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh për t’u larguar jashtë Italisë dhe ekipet që duan shërbimet e tij duhet të veprojnë shpejt.
Klauzola prej 50 milionë eurosh e Hysajt mbaron më 5 korrik. Në rast se skaudrat që duan të sigurojnë shërbimet e tij nuk paguajnë shifrën te Napoli brenda kësaj date dhe të marrin shkodranin, atëherë me shumë mundësi klauzola e tij e largimit do të rritet.
Hysaj u përfol për një interesim nga Anglia me Çelsin që mund të drejtohet nga Sarri dhe Murinjon që e do te Mançesteri. Duket se të gjitha këto zëra mbeten në ajër, pasi nuk ka diçka konkrete për lojtarin e Kombëtares tonë. Napoli do t’i vendosë atij një klauzolë “të frikshme” pas 5 korrikut, të presim dhe të shohim.