Në vitet e fundi, në tregun e shitblerjeve të futbollistëve kemi dëgjuar shifra të çmendura, me Nejmar që mban rekordin pre 222 milion eurosh. Sigurisht, bëhet fjalë për një lojtar të ri në moshë dhe që premton një “thes” me gola. Gjithsesi, tani duket se nuk ka shumë vlerë se në çfarë pozite luan, pasi edhe portierët këtë verë kanë arritur shifra stratosferike.
Së fundmi, një tjetër “çmenduri” vjen nga Italia, saktësisht nga Napoli. Siç raportohet nga imediat italiane, Kulibali ka nënshkruar një kontratë të re, ku do të përfitojë një shifër prej 3.5 milion eurosh në sezon. Ajo që habit është shifra që duhet të paguajë një klub tjetër nëse kërkon shërbimet e qendërmbrojtësit senegalez.
Plot 200 milion euro është klauzola e largimit për një 27-vjeçar duket se është një shifër goxha e ekzagjeruar. Vërtetë Kulibali mund të jetë një nga mbrojtësit më të mirë në botë, por këtë herë duket se është vërtetë një shifër e çmendur, edhe pse dihet që presidenti De Laurentis ka një simpati të veçantë për lojtarin në fjalë.