Klaus Gjasula është larguar nga Darmstadti pas 3 vitesh e gjysmë. Mesfushori shqiptar është transferuar në Ligën e Tretë gjermane, ku do të veshë fanellën e Rot-Weiss Essen-it. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit në fjalë ditën e sotme. Trajneri i Rot-Weiss Essen-it i ka thurur elozhe 35-vjeçarit, për të cilin deklaron se është pikërisht profili që po kërkonin.
“Klaus Gjasula mishëron pikërisht profilin që ne kërkonim. Me personalitetin e tij të fortë, si dhe forcën e tij fizike dhe natyrën e tij luftarake në fushë, ai do të na forcojë qartë si një lider që tashmë ka qëndruar në nivelin më të lartë. Ai e sheh situatën tonë sportive si një sfidë dhe do t’i japë gjithçka që ka RWE-së. Kjo është pikërisht ajo që na duhet tani”, është shprehur Uëe Koschinat-i./Sport Ekspres/