Klaus Gjasula, a i mban mend lotët e këtij 7-vjeçari? Ia kanë borxh, video që mesfushori duhet t’i tregojë shokëve të ekipit para 2 ndeshjeve të fundit të Shqipërisë

Nga Klaudio Ndreca

Pas një drame të madhe me një fund të hidhur siç edhe vetë telenovelave turke nuk mund t’u shkonte në mendje, Shqipëria nuk ia doli për të kaluar Poloninë dhe për të shpresuar Botërorin. Kundërshtari kishte Lewandowski(i futur në xhep nga Kumbulla) dhe gjithë eksperiencën, por Kombëtarja jonë kishte më tepër se 10.000 milionë shqiptarë nga mbrapa me dëshirën e madhe për t’i mundur në Air Albania. Ishte entuziazmi i një kombi, Shqipëria e luante si një finale të historisë, polakët e kishin si përballje normale për të dalë me një pikë më së paku.

Nuk ia dolëm mes mungesave të shumta dhe vëmendjen pas ndeshjes e mori Amar Hasani. E mbani mend besojmë! 7-vjeçari që shpërtheu në lot dhe preku zemrat e të gjithë shqiptarëve që për një moment e harruan mërzitjen e tyre, për t’u bashkuar me dëshpërimin e vogëlushit. Klaus Gjasula ishte lojtari i parë dhe ndoshta i vetëm i Kombëtares që e kontaktoi djaloshin për t’i hequr mërzitjen, duke i premtuar se në të ardhmen do ta bëjnë të lumtur. Për t’u përgëzuar për këtë veprim!

Por si do të ndihet Amari në këto momente? Po aq keq, në mos më keq! Për shqiptarët futbolli nuk është një lojë e thjeshtë dhe sport për të shtyrë kohën, është shumë më tepër. E kurrsesi nuk mund të pranojmë që lojtarëve tu mungojë sakrifica dhe shpirti për fanellën e Kombëtares. Kemi qenë të vegjël në gjithë historinë tonë dhe jemi ende të tillë, por kjo cilësi ne nuk na ka munguar kurrë dhe na dallonte mbi të tjerët.

Shpeshherë shpreheshim për kundërshtarët që kishin lojtarë të cilët ishin pjesë e ekipeve më të njohura në Europë, se nuk japin 100% në Kombëtare dhe kjo na favorizonte disi asokohe, ishte e vetmja pikë në fakt. Tani e kuptojmë edhe më tepër vërtetësinë e këtij konkluzioni, kemi nisur që ta vuajmë mbi shpatulla.

Klausi, si një lojtar emocional po aq sa tifozët e tjerë të Shqipërisë, duhet me patjetër që të marrë rolin e liderit shpirtëror te Kombëtarja. Në dy ndeshjet e fundit të mbetura të Ligës së Kombeve, duhet të jetë e detyrueshme që të gjithë lojtarët të shohin lotët e Amarit për të kuptuar se cili është përfundimi nëse nuk përpiqen që ta bëjnë mirë punën e tyre. Ia kanë borxh, atij 7-vjeçari duhet t’i kthehet buzëqeshja si të gjithë tifozëve të tjerë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online