“Klasikja e harruar”, Dinamo kërcënon Vllazninë për Superioren

Dy legjenda, një duel i rikthyer pas gjashtë viteve mungesë. Por, këtë herë në Kategorinë e Parë, aty ku nuk e kanë vendin emra si Dinamo apo Vllaznia. Ndeshja e parë në këtë sezon, e luajtur në Shkodër, përfundoi me fitoren 2-0 të kuqebluve.

Në sfidën e fazës së dytë, Dinamo kërkon revanshin. Përballja do të zhvillohet të dielën në Pezë Helmes. Skuadra kryeqytetase synon fitoren e dytë me radhë dhe suksesin e tretë në katër ndeshjet e fundit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, blutë kërcënuan Vllazninë, si një rival për t’u kaluar, drejt ambicieve të Dinamos për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Vllaznia kryeson Grupin A të Kategorisë së Parë me 28 pikë të grumbulluara pas 11 javëve, 4 më tepër se Erzeni i vendit të dytë dhe 7 pikë distancë nga Dinamo, e cila renditet e treta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *